Uashingtoni kërkon lirimin e dy kanadezëve të arrestuar në Kinë

SHBA-ja kërkoi lirimin e menjëhershëm të dy kanadezëve të arrestuar në Kinë, një çështje e kthyer në epiqendrën e një krize diplomatike midis Otavës dhe Pekinit pas arrestimit në Kanada të një drejtuese të lartë të gjigantit kinez në fushën e telekomunikacionit “Huawei”.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë për arrestimin nga qeveria kineze të dy shtetasve kanadezë dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre”, njoftoi Robert Palladino, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, në një komunikatë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?