“Ubi et Orbi”, Papa Françesku: Fund masakrave si ajo e Sirisë

Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të masakrave në Siri, gjatë mesazhit tradicional të ditës së Pashkës nga sheshi kryesor i Vatikanit. Ai kërkoi gjithashtu nga Zoti që të shërojë plagët në Sudanin Jugor dhe Republikën Demokratike të Kongos, si dhe nxiti dialogun në gadishullin Korean.

Papa Françesku tha se fuqia e mesazhit të krishterë u jep shpresë të privuarve. Kjo përfshin emigrantët dhe refugjatët, që janë “duke u refuzuar kaq shpesh nga kultura e sotme e shpërdorimit”.

Mijëra njerëz besimtarë ishin mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit” për të dëgjuar Atin e Shenjtë të fliste nga ballkoni i bazilikës. ”Sot ne lutemi për të mbjellë frytet e paqes mbi të gjithë botën, duke nisur nga toka e dashur dhe e përvuajtur e Sirisë, populli i së cilës është lodhur nga një luftë në dukje e pafund”, tha Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kjo Pashkë, drita e Krishtit të ringjallur le të ndriçojë ndërgjegjet e të gjithë udhëheqësve politikë e ushtarakë, në mënyrë që t’i jepet fund sa më shpejt masakrave ende në zhvillim, në mënyrë që ligjet humanitare të mund të respektohen dhe që të mund të parashikohet lehtësimi i dërgimit të ndihmave, aq shumë të domosdoshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?