FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Udhëheqësit e Maltës larg funeralit të gazetares Daphne Caruana Galizia

Krerët e Maltës nuk do të marrin pjesë në varrimin e  gazetares investigative të vrarë në një sulm me makinë, pasi familja e saj kundërshtoi praninë e tyre.

Zyra e presidentes  Marie-Louise Coleiro Preca tha nëpërmjet një pale të tretë që prania e saj në ceremoni nuk ishte e dëshiruar nga familja e gazetarit.

Gjithashtu një zëdhënës i kryeministrit Joseph Muscat tha: “Familja e ka bërë të njohur gjerësisht se nuk dëshiron që autoritetet shtetërore të marrin pjesë ceremoninë e varrimit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, e njohur për blogun e saj ku akuzonte politikanët më të lartë të korrupsionit, vdiq muajin e kaluar në një shpërthim që tronditi vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Funerali i saj do të mbahet në Mosta të premten.

Ekzekutivi i BE i ka kërkuar autoriteteve malteze të gjejnë vrasësit barbarë.

Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe FBI, po ndihmojnë në hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Qeveria ka ofruar shpërblim prej € 1 milion për informacion rreth vrasjes së saj.

E premtja është shpallur ditë zie kombëtare për funeralin e gazetares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?