Udhëtojnë me orë të tëra për t’u testuar, infermierët mbeten pezull nga qendrat shëndetësore

Infermierët e sëmurë në Britaninë e Madhe me simptoma të koronavirusit po udhëtojnë mbi dy orë drejt qëndrave të testimit, por po kthehen mbrapsh.

Në disa raste ata nuk janë lejuar nga policia që të vazhdojnë rrugën e tyre e në disa të tjera nuk janë pranuar nga qendrat e testimit.

Shefat e shëndetit kanë kritikuar Matt Hancock për trajtimin që po u bëhet kësaj kategorie. Këta infermierë po tentojnë çdo ditë të testohen, në mënyrë që të rikthehen në ndihmë të pacientëve, por nuk po arrijnë dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shef infermierie ka thënë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka patur raste ku infermierët kanë udhëtuar për disa orë drejt qëndrave të testimit dhe janë kthyer mbrapsh. Çdo herë u thuhet që duhet të shkojnë ditë tjetër, duke rrezikuar kështu jo vetëm shëndetin e tyre por edhe duke bllokuar sistemin shëndetësor i cili ka nevojë për staf. Është thënë që kapaciteti ditor i testeve është rritur, por nuk po rezulton kështu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?