Ujdia për Brexit, Parlamenti britanik mblidhet në fundjavë
Parlamenti britanik diskuton e për të votuar më pas marrëveshjen e Brexit të arritur mes Kryeministrit Boris Johnson dhe Bashkimit Europian. Në seancën parlamentare që nis këtë të shtunë, diçka që ndodh për herë të parë në 37 vitet e fundit, Johnson do të përpiqet të bindë deputetët që të miratojnë marrëveshjen e siguruar në Bruksel, ndërsa partitë opozitare kanë paralajmëruar votën kundër ujdisë së re.
Por së paku 9 deputetë nga radhët e laburistëve pritet që të rebelohen nga partia dhe të ofrojnë votat e nevojshme për Qeverinë e Johnson. Hera e fundit që deputetët ulen në Parlamentin britanik në një ditë fundjavë, ishte në vitin 1982, pas pushtimit të ishujve Falkland.
Pas fjalimit, Kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, përpara se fokusi të zhvendoset te debati për marrëveshjen e re. Vetë Johnson lajmëroi 2 ditë më parë nga Brukseli se ka arritur me krerët e BE një ujdi të re për Brexit, që përfshin masa të reja, që parandalojnë një rikthim të kontrolleve fizike në kufirin irlandez.
Pak ore përpara votës në Parlament, Johnson i kërkoi të gjitha palëve të bëhen bashkë për t’i dhënë fund këtij kapitulli të vështirë dhe të dhimbshëm në historinë e Britanisë.