Ujdia për Brexit, Parlamenti i ri britanik e aprovon

Procesi Brexit po shkon drejt përmbylljes. Me një mazhorancë dërrmuese, 358 vota pro dhe 234 kundër, Dhoma e Komunëve aprovoi ujdinë e kryeministrit britanik Boris Johnson për divorcin nga Bashkimi Europian. “Marrim shkas nga votimi i marrëveshjes dhe do të ndjekim procesin e ratifikimit nga afër. Jemi të gatshëm të bëjmë hapat zyrtarë për të mbyllur akordin edhe në BE me votimin në Parlamentin Europian”, deklaroi menjëherë Komisioni Europian.

Sigurisht aprovimi në Dhomën e Komunëve nuk është hapi i fundit, por sigurisht përmbyllja e Brexit është shumë afër: Tani pritet vetëm aprovimi i marrëveshjes së divorcit në Dhomën e Lordëve që më pas të ketë dhe një votim përfundimtar në Parlamentin Britanik dhe vula e mbretëreshës që të zyrtarizohet largimi përfundimtar nga Bashkimi Europian.

Sipas parashikimeve, qeveria e Boris Johnson do të arrijë të respektojë datën finale të largimit, 31 janarin e 2020. Bashkë me ujdinë Brexit është aprovuar dhe një projektligj që ndalon shtyrjen e periudhës së tranzicionit përtej 2020, që garantonte divorcin nga BE por lejonte Britaninë e Madhe që të ndiqte disa rregulla të Unionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?