Ukraina bën bilancin e luftës

5 helikopterë rusë janë rrëzuar nga Ukraina, dhe forcat ushtarake kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë arrestuar gjithashtu dhjetëra ushtarë rusë, që kur Rusia nisi bombardimin e vendit të tyre këtë mëngjes.

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë KA-52 Alligator gjatë betejës për bazën ajrore në Hostomel, pranë Kievit, ndërsa një i pestë është detyruar të ulet për shkak të breshërisë së plumbave.

Aeroporti Antonov në Hostomel, rreth 25 kilometra larg nga Kievi, është tashmë nën kontrollin e rusëve. Forcat ukrainase pretendojnë gjithashtu se kanë rrëzuar edhe 6 avionë rusë në Donbas, dhe një tjetër në afërsi të kryeqytetit. Beteja më e flaktë është zhvilluar në Kharkiv, ku pati shkëmbime zjarri mes palëve dhe viktima.

Ushtria e Ukrainës gjithashtu ka publikuar edhe foto të ushtarëve rus të kapur në luftime. Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, numri i të arrestuarve është rreth 50 ushtarë, gjithashtu numri i viktimave nga ana e rusëve, sipas palës ukrainase, vlerësohet të jetë po 50.

SHKARKO APP