Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje strategjike në raketa dhe mbrojtje ajrore

Ukraina dhe Spanja kanë nënshkruar këtë të mërkurë një marrëveshje bashkëpunimi në industrinë e raketave dhe mbrojtjen ajrore, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës.

Përfaqësuesit e dy qeverive firmosën memorandume që përfshijnë prodhim të përbashkët ushtarak dhe trajnime të përbashkëta të specialistëve, përmes Akademisë Diplomatike të Ukrainës dhe Shkollës Diplomatike të Spanjës.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi se ”prodhuesit tanë nënshkruan katër dokumente bashkëpunimi, tre prej të cilave me kompaninë Sener. Marrëveshjet fokusohen në industrinë e raketave dhe mbrojtjen ajrore. Kjo do të forcojë mbrojtjen e qiellit ukrainas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky bashkëpunim pritet të avancojë teknologjitë e mbrojtjes dhe të forcojë kapacitetin e reagimit të Ukrainës ndaj kërcënimeve ajrore, ndërsa vendi vazhdon të përballet me sfida sigurie në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?