Ukraina: Kemi vrarë rreth 15 mijë ushtarë rusë. Janë shkatërruar 476 tanke, 200 avionë

Ukraina thotë se në 25 ditë pushtim të shtetit nga Rusia, forcat e tyre kanë vrarë mbi 15 mijë ushtarë rusë.

Në Facebook, zyrtarët tregojnë se janë vrarë 14 700 trupa ruse në 25 ditë luftimesh. Shumë pajisje ushtarake të Rusisë janë shkatërruar, përfshirë 476 tanke, 200 avionë, helikopterë dhe dronë.

Burime të tjerë perëndimore pretendojnë se numri i ushtarëve rusë të vrarë është rreth 7000, ndërsa të plagosurit janë 21000.

SHKARKO APP