Ukraina kërkon armë nga G7
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej vendeve të G7-ës që të zgjerojnë ndihmat dhe t’i dërgojnë vendit të tij armë të tjera, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes kundërajrore.
Presidenti tha se shtatë vendet e zhvilluara duhet të shtojnë presionin dhe sanksionet kundër Rusisë. Ai u bëri thirrje udhëheqësve që të rrisin me tej sanksionet kundër Moskës.
Zelensky kërkoi që G7 të ndihmojë Ukrainën në eksportin e drithërave të bllokuara, sepse kjo sipas tij i siguron vendit të ardhura të tjera financiare, të domosdoshme për mbrojtjen dhe rindërtimin e vendit.