Ukraina merr qytetin rus të Sudzha, presidenti Lukashenko: Nëse preket kufiri jonë do të ketë l@ftë totale

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në një intervistë për televizionin rus. tha se nëse kufiri shtetëror i Bjellorusisë do të preket atëherë do të kemi luftë totale.

“Nëse kufiri shtetëror i republikës shkelet, përgjigja do të jetë e menjëhershme. Ne nuk duam një përshkallëzim dhe nuk duam një luftë kundër të gjithë NATO-s. Ne nuk e duam këtë. Nëse ata e bëjnë, atëherë ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër”, tha Lukashenko.

Minsku sipas Lukashenkos nuk do të aktivizojë armët bërthamore, nëse askush nuk shkel kufirin shtetëror të Shtetit Federal të Rusisë dhe Bjellorusisë. Për të në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Rusia do të prezantojë menjëherë njësitë e saj në territorin e Bjellorusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit rus të Sudzha, më shumë se një javë pasi forcat e tij filluan një inkursion ndërkufitar në rajonin Kursk të Rusisë.

SHKARKO APP