Ukraina qëndron e fortë, hakmarrja e ”ftohtë” nga Putin ndaj krerëve të ushtrisë ruse
Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur hakmarrjen ndaj zyrtarëve të lartë të ushtrisë së tij për dështimin me ofensivën në Ukrainë.
”Viktima” e parë e furisë së Putin është gjenerali Valery Gerasimov i cili raportohet të jetë pezulluar nga detyra, ndërkohë që një grup oficerësh janë shkarkuar nga pozicionet e tyre madje disa prej tyre dhe janë arrestuar.
Dy komandantë të tjerë të ushtrisë janë shkarkuar për shkak të humbjeve të mëdha në fushën e betejës, sipas informacionit të lëshuar në një kanal Telegram të drejtuar nga ministria e brendshme ukrainase, e cila gjithashtu pretendonte se komandanti i flotës së Detit të Zi është shkarkuar dhe arrestuar dhe zëvendësadmirali i tij është vendosur nën hetim.