Ukraina refuzon korridoret humanitare të Rusisë: Janë imorale

”Veprimet dhe propozimet e Rusisë për korridoret humanitare janë imorale”, tha një zëdhënës i presidentit Ukrainas, pasi Kremlini propozoi evakuimin e civilëve përmes zonave të kontrolluara ose të sulmuara nga ushtria ruse.

Kievi i hodhi poshtë propozimet, pasi thuajse të gjitha akset çojnë drejt territorit armik.

Ukraina thotë po ashtu se presidenti rus dëshiron t’i përdorë vuajtjet e popullsisë për qëllime propagandistike dhe akuzon Moskën se ka bjokotuar sistematikisht të gjitha marrëveshjet për evakuimin e civilëve nga qytete si Mariupoli.

SHKARKO APP