Ukraina: Rusia po përgatit pushtimin
Ukraina, tha ai, gjendet perballe nje zbrapsjeje te befte nga qendrimi i deritanishem i Moskes dhe mundesise se pershkallezimit te metejshem te dhunes. Te premten, shefat e tij te sigurise i raportuan kreut te shtetit ukrainas se nje njesi ushtarake ruse e armatosur rende kishte kaluar kufirin ne lindje te vendit.
Zedhenesi i Keshillit Kombetar te Sigurise dha edhe shifra konkrete: sipas Andriy Lysenkos, rajonet e kontrolluara prej separatisteve kane hyre 32 tanke, 16 sisteme artileri e 30 kamione.
Per Poroshenkon, nje veprim i tille i minon seriozisht perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhjeje paqesore te konfliktit te dhunshem mes rebeleve pro-ruse dhe forcave ukrainase. Merkel nga ana e saj eshte shprehur “thellesisht e shqetesuar” nga raportet e levizjeve te reja te trupave ruse ne rajon.
Lysenko pohoi nder te tjera se vetem brenda 24 oreve te fundit, nga luftimet ne Donjeck kane humbur jeten 5 ushtare te Kievit e jane plagosur 16 te tjere. Vetem dy muaj me pare, mes veshtiresish te medha u arrit te gjendej kompromisi mes administrates se kievit, kremlinit, BE-se dhe krereve separatisteve.
Ai erdhi ne formen e nje armepushimi qe nuk u zbatua kurre rreptesisht, pasi pergjate gjithe kohe ka pasur raporte per sulme te shkyrtra apo bombardime sporadike. Megjithate, perballja e plote ne shkalle te gjere, sidomos ne vijen e frontit ishte shmangur, ndersa zhvillimet e fundit po ushqejne friken e nje rikthimi te luftimeve ne nivelet e perpara marreveshjes se arritur ne minsk ne 5 shtator.
/ Top Channel