Ukraina zgjohet në ditën e katërt të luftës, paralajmërime për tymra toksikë
Ukraina është zgjuar në ditën e katërt të luftës, edhe më e fortë për të ndaluar agresionin rus. Nga ana tjetër, Rusia po përballet me rezistencë “më të ashpër se sa pritej” nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj.
Bombardime ka patur edhe në disa qytetet të tjera të Ukrainës, teksa raketat ruse goditën edhe një depo nafte në Vasylkiv, tha kryebashkiaku i saj, duke shkaktuar frikë nga tymi toksik.
Sipas autoriteteve të Ukrainës, qyteti jugor i Nova Kakhovka është pushtuar nga trupat ruse, ndërkohë, automjetet ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Të paktën gjashtë civilë të vdekur u raportuan në qytetin Okhtyrka, në veri-lindje të Ukrainës.