Ukraina zgjohet në ditën e katërt të luftës, paralajmërime për tymra toksikë

Ukraina  është zgjuar në ditën e katërt të luftës, edhe më e fortë për të ndaluar agresionin rus. Nga ana tjetër, Rusia po përballet me rezistencë “më të ashpër se sa pritej” nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj.

Bombardime ka patur edhe në disa qytetet të tjera të Ukrainës, teksa raketat ruse goditën edhe një depo nafte në Vasylkiv, tha kryebashkiaku i saj, duke shkaktuar frikë nga tymi toksik.

Sipas autoriteteve të Ukrainës, qyteti jugor i Nova Kakhovka është pushtuar nga trupat ruse, ndërkohë, automjetet ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Të paktën gjashtë civilë të vdekur u raportuan në qytetin Okhtyrka, në veri-lindje të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?