Ule armën! Pesë policë rrethojnë burrin që po mblidhte plehrat

Një burrë me ngjyrë është rrethuar nga pesë policë duke mbledhur plehrat jashtë shtëpisë së tij në Kolorado.

Pamjet e marra nga shtëpia e tij në Boulder tregojnë Zayd duke biseduar gjithë zemërim me një oficer. Policia e Boulder ka nisur një investigim pasi video u shpërnda në rrjete sociale dhe shkaktoi shumë komente negative për mënyrën si e rrethuan.

Kur fillon video, Zayd dëgjohet duke i thënë një polici që ka armë në dorë se nuk mund t’ia drejtojë armën pasi nuk ka bërë asgjë. Ndërkohë, polici ia kthen duke i thënë “ule armën”, ku i referohet shkopit për mbledhjen e mbeturinave që mban në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?