Ulen shifrat e infektimeve me COVID në Itali, regjistrohen 487 viktima
Ka pasur një ulje të rasteve me COVID-19 në Itali. Autoritetet italiane, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 17.2021 të infektuar.
Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 487 qytetarë, rreth 140 më pak se një ditë më parë. Që prej fillimit të pandemisë, numri i viktimave ka arritur në 112.961/
Në të gjithë territorin italian, rastet aktive janë 112.881, ndërsa janë shpallur të shëruar 20.229 qytetarë.
Aktualisht, në të gjitha spitalet përtej Adriatikut janë të shtruar 28.851 persona, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, ndodhen 465 pacientë më pak se një ditë më parë.