Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orë në Spanjë

A patient, center, is transferred to a medicalised hotel during the COVID-19 outbreak in Madrid, Spain, Tuesday, March 24, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause a more serious illness. (AP Photo/Bernat Armangue)

Vijon në rënie numri i personave që humbin jetën nga koronavirusi në Spanjë. 440 ka qene numri i viktimave këtë të enjte si pasojë e koronavirusit,ndërsa janë konfirmuar 4,635 rasteve të reja të infektuarisht.

Deri më tani në Spanjë kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 22 157 persona ndërsa 213 000 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.

Mediat spanjolle bëjne me dije se deri më tani betejën me koronavirusin e kanë fituar 89 250 pacientë.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, më herët ka deklaruar se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

SHKARKO APP