FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ulja e taksave, gjigandi i naftës njofton rritjen me 50 miliardë të investimeve në SHBA

Gjigandi i naftës Exxon Mobil njoftoi se do të investojë një shtesë prej 50 miliardë dollarësh në ekonominë amerikane, duke përmendur reformën e taksave të miratuara së fundmi nga republikanwt.

Në një postim në blog, CEO i Exxon, Darren Woods,  përmendi reformën e taksave, si dhe “politikat e shëndosha të taksave dhe rregullatorëve”, si dhe një “klimë biznesi pro-rritje” si faktorë kryesorë të investimit.

“Këto investime janë të mbështetura nga kompania dhe të përmirësuara nga reforma historike e taksave të nënshkruar kohët e fundit në ligj”, tha Woods, duke shtuar se “këto zhvillime pozitive do të nënkuptojnë më shumë vende pune dhe zgjerim ekonomik në të gjithë Shtetet e Bashkuara në një mori industrish”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto janë investime cilësore për aksionwrët tanë që janë bërë edhe më të mirë nga reforma e taksave,” vijoi Woods.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rrjedhojë e investimeve, pritet hapja e mbi 12 mijë vendeve të reja të punës.

Si rezultat i paketës historike të reformës tatimore të vitit të kaluar, kompanitë kanë parë uljen e normës së tatimit në korporata nga 35 në 21 përqind.

Dhjetra kompani, duke përfshirë Apple, Comcast dhe J.P Morgan kanë deklaruar investime shtesë në ekonominë e SHBA, ndërsa mbi 100 kompani kanë ofruar bonus për punonjësit e tyre ose rritje të pagave.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, reformat do të ndihmojnë në përshpejtimin e rritjes së SHBA-së dhe të ekonomisë globale në 3.9 për qind gjatë vitit 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?