UNICEF: Kampi i Jarmukut një Srebrenicë e re
Në kampin palestinez të Jarmukut, i rrethuar nga trupat e presidentit sirian, Bashar al Assad dhe tani nën darën e ISIS-it dhe të terroristëve të ak-Kaedës, po konsumohet një Srebrenicë e re, shkruan në një komunikatë UNICEF-i duke aluduar për masakrën kundër 8 000 boshnjakëve nga ana e serbëve në vitin 1995.
“Jemi shumë të shqetësuar për 3 500 fëmijë që gjenden ende në brendësi të kampit”, shkruan UNICEF-i. Sipas burimeve të brendshme siriane, rreth 2 000 persona janë evakuar nga kampi drejt Tadamunit dhe lagjeve të tjera në jug të Damaskut. “Pikërisht më 7 prill të vitit të kaluar, ne denonconim faktin që, që prej 187 ditësh, nuk lejoheshin ndihmat humanitare në kamp duke shkaktuar raste të rënda kequshqyerje mes fëmijëve. Sot, një vit më vonë situata është dramatike dhe e rënduar nga futja e ISIS-it”, thotë Andrea Iacomini, zëdhënës i UNICEF-it.