Uragani “Laura” shkakton dëme në SHBA, 4 të vdekur deri tani dhe mijëra amerikanë pa energji elektrike

Uragani ‘Laura’ ka shkaktuar dëme të mëdha në Luiziana dhe në Teksas derisa tani ka shkaktuar të paktën 4 viktima të konfirmuara.

Një nga stuhitë më të fuqishme të kohëve të fundit, Laura u karakterizua nga dallgë të larta në det, erë të fortë dhe shira të rrëmbyeshëm.

Kjo ka bërë që shumë çati të fluturojnë, shtëpi të dëmtohen dhe shtyllat e tensionit të bien duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra amerikanë.

Por nuk mbetet me kaq. Nëqoftë se Laura erdhi dhe goditi nga verilindja, një tjetër uragan ‘Marco’ po vjen nga Gjiri i Bregut për të goditur po të njëjtën zonë, Luizianën duke përfshirë the Neë Orleans dhe Hjustonin.

SHKARKO APP