Uragani në Florida mbyll plazhet dhe qendrat e testeve të Covid

Zona e Floridas në SHBA, një nga më të prekurat nga pandemia me 480 mijë raste të infektuarish, ka mbyllur qendrat e testimit për koronavirusin pas uraganit që goditi vendin këtë fundjavë. Patrullat policore kanë mbyllur edhe plazhet dhe restorantet në zonën bregdetare pas sinjalizimeve për dëme dhe shkatërrime të mundshme nga era e fortë.

Uragani Isaias ka goditur zonën e Floridas në SHBA duke shkaktuar mbylljen e plazheve dhe të qendrave të testimit të popullatës për koronavirusin.

Në Miami Beach, oficerët e patrullës ndaluan rojet të hynin në zonën e plazhit pasi zona u bllokua për shkak të erërave të forta dhe stuhisë tropikale nga Uragani Isaias.

Disa turistë u panë në një nga institucionet e pakta që qëndronin të hapura, por shumica e restoranteve të zonës ishin të mbyllura..

Forcat e emergjencës janë penguar në përgjigjen e tyre ndaj dëmeve të uraganit nga situata e pandemisë, ndërsa infektimet me koronavirus në Florida kanë shkaktuar një nga shpërthimet më të këqija në gjithë vendin.

Sipas autoriteteve, Florida ka mbi 480 mijë raste të konfirmuara nga të cilat dhjetëra mijëra të regjistruara vetëm në javën e fundit.

Autoritetet e emergjencës thanë se era e fortë e urgananit Isaias shkaktoi stuhi deri në 1.5 metër, duke sjellë rrezik për dëme në gjithë zonën e prekur.

Guvernatori i zonës Ron DeSantis paralajmëroi banorët të shtunën që të mos gënjehen nga dobësimi i uraganit pasi të dielën do të ketë dëme ndërkohë që erërat me shpejtësi 110 km / orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve e Shteteve të Bashkuara do të zhvendosen në bregun lindor të shtetit drejt Karolinës së Veriut.

SHKARKO APP