Urbanët bllokojnë qarkullimin, Bashkia nuk krijon vende të posaçme ndalimi

Të rikonstruktuara ose jo, rrugët në kryeqytet vazhdojnë të kenë problem me përcaktimin e stacioneve të urbaneve. Në pjesën më të madhe të segmenteve mungojnë xhepat në stacione çka sjell trafik të rënduar.

Stacione në mes të rrugës, rrugë të ngushta, trafik, këto janë kushtet në të cilat drejtuesit e automjeteve ose duhet të presin pas urbanit ose do tu duhet të parakalojnë shpesh duke rrezikuar edhe aksidente

Bashkia e Tiranës ka menduar për korsitë e biçikletave por nuk ka mundur të përcaktojë vendqëndrimet e urbanëve për të mos shkaktuar trafik.

Këtë problem e pranojnë edhe vet drejtuesit e automjeteve.

“Shumë fare na bezdisin, nuk ka xhepa të stacioneve për autobusët. Rrimë presim me orë të tëra.”

Ndërsa të tjerë shprehen se parakalimet për këto arsye mund të jenë rrezik për aksidente.

Në orët e mëngjesit dhe ato të pasdites, duke nisur pas orës 16:00 keqmenaxhimit të qarkullimit në kryeqytet i shtohet edhe problemi i trafikut të shkaktuar nga urbanët që nuk kanë stacion.

SHKARKO APP