Ushtarët amerikanë dhe britanikë e përfunduan misionin afgan

Kampi Leatherneck, që ishte bazë ushtarake amerikane në provincën jugore strategjike Helmand, është transferuar tek ushtria afgane.

Kjo ishte baza më e madhe ushtarake amerikane, që tash është nën kontrollin afgan, derisa misioni luftarak i koalicionit ndërkombëtar përfundon më 31 dhjetor.

Kampi i afërt i ushtrisë britanike, Baston, po ashtu u është dorëzuar forcave afgane.

Megjithaë largimin e pjesës më të madhe të pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, sipas marrëveshjes së nënshkruar muajin e kaluar, në Afganistan do të mbeten afro 10 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara, edhe pas vitit 2014

SHKARKO APP