“Ushtarët gjermanë po bëhen ekstremistë të djathtë”, Gjermania shkrin njësinë policore speciale

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë shpërbëri zyrtarisht të shtunën një kompani të Komandës së Forcave Speciale (KSK), pas njoftimeve se ishte ekspozuar ndaj ideologjisë së ekstremit të djathtë dhe asaj neo-naziste.

Ekspertët thonë se kjo dëshmon se sa thellë mund të jetë ngulitur ekstremizmi në radhët e ushtrisë gjermane.

“Ky njoftim realisht pranon për herë të parë se nuk janë thjesht raste individuale në të cilat ushtarë të caktuar rezultojnë ekstremistë të djathtë, por se ekzistojnë rrjete të ekstremizmit të djathtë në Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë”, thotë Fabian Virchoë, profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Dyseldorf, njëkohësisht drejtor i Rrjetit Studimor të Ekstremizmit të Djathtë.

“Tregon se ky rrezik është nënvlerësuar sistematikisht në të kaluarën nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë”, i tha Zërit të Amerikës zoti Virchoë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, bëri njoftimin fillestar pasi shkriu kompaninë 2 të KSK-së, pas hetimit të akuzave për aktivitet të ekstremit të djathtë.

Zonja Kramp-Karrenbauer tha se hetimi kishte zbuluar se KSK-ja kishte ngritur një “mur sekreti” përreth vetes, me një “kulturë toksike të drejtuesve”.

Ministria e mbrojtjes i deklaroi Zërit të Amerikës se po bënte gjithçka të mundshme për të parandaluar që ekstremistët e së djathtë ekstreme të penetronin forcat e armatosura gjermane (Bundesëehr) dhe për t’i larguar menjëherë sapo ata identifikohen.

“Ekstremizmi i çfarëdolloji, qoftë i së djathës, i së majtës apo ai islamik, nuk ka vend në Bundesëehr, në të cilat ka mbi 250 mijë ushtarakë, punonjës të shërbimit civil dhe punëtorë”, i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

Zëdhënësi tha se Shërbimi i Kundërzbulimit të Ushtrisë (MAD) po shqyrton mbi 600 raste të dyshuarish për ekstremizëm të djathtë, ndër ta janë 20 persona të njësive speciale KSK.

Thirrje për reforma

Gjatë njoftimit të bërë më 1 korrik, zonja Kramp-Karrenbauer tha se analiza e incidenteve të së dajthtës së largët në KSK konkludoi se njësia duhej ndryshuar tërësisht dhe se duhej rintegruar më mirë brenda Bundesëehr-it.

“Do t’i japim kohë KSK-së për të shtypur butonin e rifillimit nga e para”, tha ajo, duke vendosur tetorin si afat për reformin, ose për shpërbërje.

Thirrja e saj për reforma erdhi disa javë pasi një informator brenda radhëve të KSK-së iu drejtua asaj me një letër prej 12 faqesh. Informatori shkruante se ekstremizmi i krahut të djathtë brenda njësisë njihej nga brenda radhëve dhe se “injorohej kolektivisht ose madje edhe tolerohej”.

Në janar, njësia e kundërzbulimit MAD njoftoi se rreth 500 ushatarakë ishin nën hetim me dyshimin për ekstremizëm të krahut të djathtë.

Në mars, MAD tha se numri i rasteve të dyshuara të ekstremizmit brenda ushtrisë ishte rritur ndjeshëm në vitin 2019, në raportin e saj të parë për këtë çështje.

Operacionet e KSK-së

KSK-ja u themelua në vitin 1996 për t’u përqëndruar në operacionet speciale, përfshirë antiterrorizmin, shpëtimin e pengjeve dhe mbledhjen e të dhënave të zbulimit. Aktualisht ajo ka rreth 1’100 ushtarakë.

Anëtarët e saj të pajisur mirë raportohet se kanë shërbyer në operacione të shumta në Evropë dhe gjetiu, përfshirë në Afganistan, Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

KSK-ja njihet si njësia më e fshehtë elitare e ushtrisë gjermane, dhe operacionet e saj zbulohen shumë rrallë për publikun.

Sipas profesorit Virchoë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara (Düsseldorf), fshehtësia e bën të vështirë të dihet nëse ia vlen të kesh një njësi të tillë, duke shtuar se “nuk ka gjasa që KSK-ja të shpërndahet e gjitha”.

Përpara krijimit të KSK-së, kishte disa njësi speciale brenda strukturave gjermane të zbatimit të ligjit, përfshirë një njësi speciale të policisë të quajtur GSG 9, si dhe krahas ushtrisë, ishin edhe Kampfschëimmer të marinës. Sidoqoftë, operacionet e këtyre forcave mbetën të kufizuara, pa asnjë operacion të madh ndërkombëtar. KSK-ja, nga ana tjetër, ka qenë e përfshirë edhe në operacione jashtë Gjermanisë.

Disa ekspertë thonë se përfshirja e mëparshme e KSK-së në operacionet kryesore ndërkombëtare do të thotë se njësia ka të ngjarë të vazhdojë të funksionojë në të ardhmen, pavarësisht kërcënimeve në lidhje me shpërbërjen e saj.

“Nëse Gjermania … do të vazhdojë të marrë pjesë në misionet e OKB-së ose të NATO-s që përfshijnë realisht luftime, duhet një njësi e forcave speciale,” i tha Zërit të Amerikës, Hans-Jakob Schindler, drejtori i Projektit Kundër Ekstremizmit në Berlin.

“Shpërndarja e tërë KSK-së do të thoshte se aftësia e Gjermanisë për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare do të dëmtohej rëndë, sepse thjesht nuk mund të gjendesh në Mali pa KSK-në”, shtoi zoti Schindler.

Rekrutimi ushtarak

Përveç masave për të reformuar KSK, zyrtarët gjermanë muajt e fundit kanë debatuar gjithashtu nëse duhet të rivendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak si një mënyrë për të luftuar ekstremizmin e krahut të djathtë në radhët e ushtrisë gjermane.

Një nga mbështetësit e idesë, Eva Högl, mbikëqyrësja e parlamentit gjerman për forcat e armatosura (Bundesëehr), argumenton se rekrutimi mund ta bëjë më të vështirë për ekstremistët e së djathtës së skajshme që të krijojnë një bazë ndikimi në ushtri.

“Do t’i bënte mirë ushtrisë nëse një pjesë e madhe e shoqërisë kryen shërbimin e saj për ca kohë”, u tha zonja Högl gazetave të Funke Medi Sidoqoftë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministrja Kramp-Karrenbauer nuk janë në favor të rivendosjes së rekrutimit të detyrueshëm për në ushtri.

Gjermania e pezulloi rekrutimin në vitin 2011, por ajo ende ka një shërbim vullnetar, krahas ushtarakëve profesionistë.

Zonja Kramp-Karrenbauer njoftoi të enjten e kaluar se ushtria gjermane do të nisë një skemë të re vullnetare për ushtrinë me moton “Viti juaj për Gjermaninë” në prill 2021. Programi u tha se do të përqëndrohet në mbrojtjen e atdheut.a Group muajin e kaluar. /Voa/

SHKARKO APP