Ushtarët irakenë vrasin dhe torturojnë ushtarët e ISIS
Me dhjetëra fotografi, më së shumti që përmbajnë pamje të tmerrshme ekzekutimi dhe torture janë publikuar në internet.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale nga Forcat Speciale Irakiane të trajnuara nga Ushtria Amerikane, janë realizuar në territore të cilat më parë mbaheshin nën kontrollin e ISIS. Në një llogari në Instagram me emër Iraqi_lion18 janë postuar disa foto ku shihen koka të prera dhe trupa të ushtarëve të ISIS. Një ushtar iraken ka shkruar se masakra është bërë për hakmarrje kundër veprave të kryera nga ISIS-i.