Ushtarët nuk e dinin se do të arrestonin Erdoganin
Ushtarët të cilët ishin urdhëruar për të kapur presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë përpjekjes së grusht-shtetit të dështuar në Turqi, kanë deklaruar se u ishte thënë se “kishin për ta kapur një udhëheqës të rëndësishëm terrorist”.
Ushtarët e përfshirë në kapjen e presidentit turk ishin të informuar për detajet e grushtit të shtetit, dhe u dërguan në një hotel të qytetit turistik Marmaris, ku Erdogan dhe familja e tij po kalonin pushimet, gjatë tentativës për të marrë pushtetin nga ana e ushtrisë.
Është e paqartë se sa ushtarë kanë marrë pjesë në sulm, gjatë së cilit u vranë dy truprojat e Erdoganit.
KOHA JONË SONDAZH

