Ushtria Amerikane: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Donald Trump

Ushtria amerikane informon se ka vrarë një zyrtar iranian që drejtonte njësinë e dyshuar për atentat ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

“Udhëheqësi i njësisë që tentoi të vriste Presidentin Trump është ndjekur dhe është vrarë. Irani u përpoq të vriste Presidentin Trump dhe Presidenti Trump pati fjalën e fundit”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp.

Ai nuk e bëri publik emrin e individit, por tha se operacioni u zhvillua të martën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2024, Departamenti i Shtetit ngriti akuza ndaj një shtetasi iranian në lidhje me një komplot të dyshuar, të urdhëruar nga Garda Revolucionare Iraniane (IRGC), për të vrarë Trump-in. Teherani ka mohuar akuzat se kishte vënë në shënjestër Trump-in dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?