Ushtria amerikane njofton rregullat e reja: Buzëkuq, manikyr dhe vathë

Ushtria Amerikane njoftoi të martën një seri politikash të reja që do të lejojnë ushtarët të mbajnë flokët bisht, buzëkuq dhe madje edhe vathë. Sipas politikës së re, gratë mund të mbajnë manikyrin e thonjve për sa kohë që ngjyrat vlerësohen ”të pranueshme” dhe ushtarët meshkuj janë të autorizuar të mbajnë manikyr të pastër.

Ushtarët gjithashtu mund të nxjerrin në pah flokët e tyre për sa kohë që zgjedhin një ngjyrë natyrale. Ngjyra të caktuara si vjollca, roza, blu, jeshile, portokalli, e kuqe e ndezur dhe ngjyra fluoreshente ose neoni nuk lejohen. Politika aktuale do të heqë gjithashtu kufizimet mbi ushtarët që thurin, përdredhin, kapin ose bëjnë flokët gërshetë, por përcakton disa specifikime për ta bërë këtë. Udhëzimet e reja do të hyjnë në fuqi në fund të shkurtit.

Një rishikim i politikës u urdhërua fillimisht vitin e kaluar nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Mark Esper në një përpjekje për të adresuar pabarazinë në ushtri. Politika e re gjithashtu heq gjuhën ofenduese si “Fu Manchu” dhe “Mohaëk” nga formulimi. Në një prezantim të dhënë nga udhëheqja ushtarake amerikane, zyrtarët shpjeguan se “modeli mohaëk e ka marrë emrin nga njerëzit e kombit Mohaëk. Fu Manchu është konsideruar fyes për kulturën aziatike”.

SHKARKO APP