Ushtria bën një test të thjeshtë për virusin, baza është uthulla
Miliona të prekur dhe mijëra të vdekur nga Covid-19, aq janë edhe pyetjet për këtë virus vdekjeprurës. Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me përparimin e pandemisë është mundësia e infeksionit nga njerëzit që nuk kanë simptoma dhe mund të transmetojnë virusin. Kështu ushtria amerikane e vendosur në Korenë e Jugut filloi të aplikonte një provë të thjeshtë që tregon për një nga efektet më pak të dukshme të Covid-19.
Pa e matur temperaturën ose pa e pyetur personin në lidhje me historinë e udhëtimit të anëtarëve të familjes ose gjendjen shëndetësore, personeli ushtarak nga Daegu në Korenë e Jugut po kryen “testin e uthullës”. Në hyrje të kompleksit, rojet e sigurimit ndalojnë çdo vizitor dhe i ofrojnë atij një copë të pambukut të zhytur në uthull. “Simptoma kryesore për 30% të pacientëve me raste të buta është humbja e erës (ose anosmia), sipas studimeve të fundit, dhe 66% e pacientëve Covid-19 vuajnë nga anosmia”.
Mungesa e nuhatjes është një simptomë që është zbuluar së fundmi. Virusi SARS CoV-2 kur hyn në hundë, në vend që të sulmojë mukozën si viruset e tjera, sulmon nervin nuhatës dhe bllokon molekulat e aromës. “Ekziston një lidhje e dukshme midis anosmisë dhe virusit”, tha Jean-Michel Klein, presidenti i Këshillit Kombëtar Profesional të ENT, i cili është i vendosur në Paris.