Ushtria gjermane e përcjell Von Der Leyen me ‘‘Wind of change’’

Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, mori një lamtumirë madhështore nga Forcat e Armatosura gjermane. Ceremonia “Grosser Zapfenstreich”, zhvillohet prej 200 vjetësh nga Forcat e Armatosura gjatë festave kombëtare apo ngjarjeve përkujtimore, e gjithashtu për të nderuar personalitete të larta. Ushtarët marshojnë më pishtarë në duar, ndërsa banda luan këngë të zgjedhura.

Siç e kërkon tradita, Von der Leyen përzgjodhi tre këngë që do të luheshin në ceremoninë e saj të lamtumirës, Wind of Change nga Scorpions, dhe dy simfoni nga Mozzart dhe Beethoven. Edhe pse klasikët e rokut mund të duken jashtë vendit në ceremoni të tilla, banda ushtarake prej 100 muzikantësh zakonisht i qëndron besnike origjinalit, pavarësisht stilit. Për largimin e kancelarit Gerhard Schröder në vitin 2005, ajo zgjodhi një version modern te My Ëay nga Frank Sinatra. Në detyrë prej 2013-tës, Von der Leyen punoi për reformimin e ushtrisë dhe ndoshta për këtë arsye zgjodhi Wind of Change, si kolonë zanore.

E krijuar në 1989-tën, balada u shndërrua në himnin e fundit të Luftës së Ftohtë. Por gjithsesi “Era e ndryshmit’’ të Ursula von der Leyen erdhi me një kosto të lartë. Nën drejtimin e saj, buxheti i Mbrojtjes u rrit nga 21 në 43 miliardë euro, pajisjet u modernizuan dhe Forcat e Armatosura u ristrukturuan. Megjithatë përtej simbolikës së këngës, Presidentja e re e Komisionit Europian ka një tjetër lidhje me Scorpions. Pjesëtarët e grupit janë nga Hannover, qyteti ku ajo jeton.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?