Ushtria ikën nga kufiri me Ukrainën, zbulohet lëvizja e radhës e Rusisë
Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi është parë si tentim për të destabilizuar lindjen e Ukrainës, ku kanë vdekur më shumë se 13,000 persona prej nisjes së luftimeve në prill të vitit 2014.
Më shumë se 500 mijë pasaporta ruse janë dhënë nga Moska për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit.
Ukraina ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të Ukrainës.
Kohët e fundit, tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës së mbështetur nga Perëndimi janë rritur ndjeshëm. Pak kohë më parë, me mijëra trupa ruse me armatime të rënda u vendosën pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa ditët e fundit, Moska vendosi t’i tërheqë.