FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ushtria izraelite vret 12 palestinezë në Rripin e Gazas, qindra të plagosur

Tensionohet së tepërmi situata në Rripin e Gazës. Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur pas përleshjeve mes protestuesve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.

Viktimat janë të gjitha nga radhët e palestinezëve. Mbi 350 persona kanë mbetur të plagosur pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj protestuesve.

Rreth 17 mijë persona u grumbulluan në kufirin me Izraelin në Rripin e Gazës, në 6 pika të ndryshme sipas ushtrisë izraelite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tubim marrin pjesë edhe qindra gra e fëmijë.Mes viktimave është konfirmuar edhe një 16-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka qëlluar mbi atë që kanë sulmuar. Sipas shtetit hebre, një grup personash kanë hedhur bomba Molotov drejt ushtarëve që janë vetëmbrojtur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?