Ushtria ruse në kufi, Biden i jep zemër Ukrainës

Paçka se një ditë më parë e bëri të qartë se SHBA-ja nuk do të dërgojë ushtarët e saj për të luftuar me trupat ruse, presidenti Joe Biden, i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas.

Biden ka “rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë pasi dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike, që zgjati rreth 90 minuta.

Zelenskiy u shpreh se Ukraina kishte “propozime të qarta” se si të zhbllokonte procesin e paqes në rajonin lindor të Donbasit, thuhet në deklaratë. Biden tregoi se SHBA-ja dhe aleatët e partnerët e saj janë të përkushtuar në parimin që nuk do të ndërmerren vendime dhe diskutime për Ukrainën pa përfshirjen e saj.

SHKARKO APP