Ushtria turke sulmon pozicionet kurde në veri të Sirisë
Ushtria turke sulmoi pozicionet e rebelëve kurdë në veri të Sirisë dje, pasi rebelët refuzuan të tërhiqen në lindje të Eufratit, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadoll.
Forcat turke hapën zjarr ndaj Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), krahu ushtaraj i Partisë së Unionit Demokrat të Kurëve Sirianë (PYD).
Sipas Anadoll, “ushtria turke iu përgjigj sulmeve të PYD-së me artileri ndërkohë që rebelët përpiqeshin të fitonin terren”.
Duke cituar raporte të shërbimeve sekrete, Anadoll theksoi se “kurdët sirianë nuk janë tërhequr në bregun lindor të lumit Eufrat, sikurse pritej, pasi qeveria turke dhe ajo amerikane kanë kërkuar që YPG-ja të kryejë këtë tërheqje
KOHA JONË SONDAZH

