Vajza 5-muajshe, viktima më e re nga COVID-19 në SHBA!

Në Shtetet e Bashkuara dje humbën jetën nga infeksioni i koronavirusit 1.130 njerëz të tjerë për një total prej 51107 vdekjesh. Ndërsa viktima më e re është një vajzë pesë muajshe, e bija e një zjarrfikësi nga New Yorku.

Fëmija ishte shtruar në një spital në Bronx më 21 mars me ethe dhe vuante edhe nga probleme kardiake.

Sipas raportimeve dje u regjistruan edhe 21579 raste të reja infeksioni në SHBA duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 890 000.

SHKARKO APP