Vajza e re lë burrin 74 vjeç për një tjetër pensionist
Një burrë 74-vjeçar ka zbuluar se po divorcohet nga gruaja 21-vjeçare pasi e kapi duke e tradhtuar me një tjetër pensionist.
Milijana Bozic, që jeton në një fshatin Pilatovici në Serbi u filmua në shfaqjen Praovi duke u puthur me Nemanja Stamatovic Zabac, 60 vjeç. Ajo nuk hezitoi ta bënte këtë veprim, pavarësisht se është martuar me Milojko Bozic në shtator të këtij viti.
Gjatë një episodi, ajo po lahej me Nemanjën, gjë që nuk i pëlqeu aspak bashkëshortit. Ai i tha se tani mund të bënte cfarë të donte se nuk i intereson më.
Pas kësaj, 74-vjeçari nisi procedurat e divorcit për ti dhënë fund martesës me gruan 53 vjet më të vogël.