Vajza e vogël “shtatzënë”
Nuk është me të vërtetë shtatzënë, sepse diçka e tillë është e pamundur por vajza e vogël, barku i së cilës ishte aq i fryrë sa nuk hante dhe nuk pinte dot asgjë, la pa fjalë mjekët kur zbuluan se brenda saj gjendej fetusi i binjakut të pazhvilluar.
Pas analizave të shumta, mjekët pohuan se një masë kockash, mishi dhe flokësh që peshonte rreth 3.5 kilogramë brenda të voglës. Paraziti ushqehej nga gjaku i Nisha –s, pasi kishte formuar një strukturë të ngjashme me kordonin e kërthizës.
E vogla nga India, ishte prekur nga “foetus in fetu”, një sëmundje tepër e rrallë, me vetëm 200 raste të raportuara në të gjithë botën. Lajmi shokues u zbulua kur prindërit e çuan vajzën në spital pasi dyshonin se kishte tumor. Ata u shprehën se ajo kishte javë që vetëm qante dhe nuk hante asgjë. Ajo u fut në sallën e operacionit, ku ju hoq masa që mbante në trup.
Në 80 përqind të rasteve, fetusi i paformuar i binjakut gjendet në barkun e binjakut tjetër, ndonëse janë raportuar edhe raste që është gjetur në kafkë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë me dije se e ka klasifikuar këtë sëmundje si një teratomë të maturuar, një lloj kanceri ku tumori është zhvilluar shumë.