Vajzat e Britanisë së Madhe sfidojnë të ftohtin e dimrit në paradën e festës kombëtare
Britanikët kanë zbritur në rrugët e Mançesterit për të marrë pjesë me kostume në paradën vjetore të Boxing Day.
Në një përpjekje për të vazhduar festimet festive, pas Krishtlindjes, me qindra njerëz veshën kostumet e tyre më të mira ndërkohë që u drejtuan në baret dhe klubet e Wigan-it.
Në fotot e publikuara nga tabloidi britanik, Mail Online duket se vajzat e kanë sfiduar të ftohtin e dimrit për të mos u kufizuar në zgjedhjet e tyre për kostume.
Boxing Day është një festë laike e kremtuar një ditë pas Ditës së Krishtlindjeve. Ajo e ka zanafillën në Mbretërinë e Bashkuar dhe festohet në një numër vendesh që dikur formonin një pjesë të Perandorisë Britanike.
Boxing Day festohet më 26 dhjetor, edhe pse festat publike mund të ndodhin ose atë ditë ose dy ditë më vonë.
Në disa vende evropiane, si Rumania, Hungaria, Gjermania, Polonia, Holanda dhe Skandinavia, 26 dhjetori festohet si Dita e Dytë e Krishtlindjeve.
KOHA JONË SONDAZH

