Vaksina e vitit 1921, do të na shpëtojë nga Covid-19?
Në një kohë që Rusia thotë se ka krijuar vaksinën kundër virusit vdekjeprurës, shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë filluar testimin e vaksinës BCG, e zhvilluar në 1921, për të parë nëse ajo mund të shpëtojë jetë njerëzish nga Covid-19. Vaksina u zhvillua për të ndaluar tuberkulozin por ka disa probleme se ajo mund të mbrojë edhe ndaj infeksioneve të tjera po ashtu. Rreth 1 mijë persona po marrin pjesë në testimin që po kryhet në universitetin exeter.
Ndërsa miliona njerëz në Britaninë e madhe do të duhej ta kishin bërë vaksinën BCG që fëmijë, mendohet se ata do të duhet të vaksinohen sërish për të përfituar prej saj. Vaksinat kanë si qëllim të trajnojnë sistemin imunitar në një mënyrë të shënjestruar, që lejon edhe mbrojtje afatgjatë kundër një infeksioni të veçantë.
Studime në Afrikën e Jugut e lidhin vaksinën me reduktimin në masën 73 për qind të infeksioneve në hundë, fyt dhe mushkëri. Eksperimentet në Holandë tregonin se BCG reduktonte sasinë e virusit të etheve të verdha në trup. Testimet në Britani janë pjesë e një studimi më të gjerë që po zhvillohet edhe në Australi, Holandë, Spanjë dhe Brazil, me rreth 10 mijë persona në total.