Vaksina Pfizer është më pak efikase ndaj variantit Delta

Një studim i publikuar në “The Lancet” ka vënë në dukje se vaksina Pfizer është më pak efektive ndaj variantit Indian të Covid, i quajtur tashmë Delta, sipas emërtimeve të reja të prezantuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Antitrupat e prodhuar nga njerëzit që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer / BioNTech priren të jenë më shumë se pesë herë më pak efektive ndaj variantit B.1.617.2 Delta sesa ato kundejt versionit origjinal të virusit SarsCoV2.

Kjo tregohet nga hulumtimi i kryer në Britaninë e Madhe, me koordinimin e Institutit Francis Crick dhe botuar në revistën “The Lancet”. I koordinuar nga Emma Wall dhe David Bauer, të dy nga Instituti Francis Crick, studimi tregon se niveli i antitrupave bëhet më i ulët me rritjen e moshës dhe tenton të bjerë me kalimin e kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studiuesit matën nivelin e antitrupave neutralizues dhe efektin e tyre në variantet kryesore të virusit SarsCoV2 në 250 individë të moshës 33 deri 52 vjeç, disa prej të cilëve kishin marrë një dozë të vaksinës Pfizer-BioNTechndërsa një pjesë ishte vaksinuar me të dyja dozat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për autorët e studimit “është e vështirë të vlerësohet me saktësi deri në çfarë mase zvogëlimi i antitrupave do të ketë një ndikim në efikasitetin e vaksinës”, ashtu si është e vështirë të parashikosh efektet në “ashpërsinë që mund të ketë sëmundja në një popullatë të vaksinuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?