Vaksinimi i detyrueshëm në SHBA? Biden po e mendon për punonjësit federalë
“Amerikanët që nuk po bëjnë vaksinën janë ata që po “mbjellin” konfuzion të madh”. Kështu u shpreh presidenti Joe Biden, teksa tha se administrata e tij po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë punonjësit federalë.
“Me rritjen e njohurive për këtë virus dhe variantin e tij delta, po rritet edhe shqetësimi ynë. Është vetëm një gjë që ne e dimë me siguri, nëse ata 100 milionë njerëz të tjerë do të bënin vaksinën, ne do të ishim në një botë shumë të ndryshme”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë nxori shpejt udhëzimet e veta për mbajtjen e maskës, duke kërkuar nga gjithë anëtarët e personelit dhe gazetarët që të mbajnë maskën në ambientet e mbyllura sepse të dhënat e fundit të CDC-së tregojnë se Uashingtoni përballet me një nivel të konsiderueshëm të transmetimit të koronavirusit.
Në Shtetet e Bashkuara tani shënohen mesatarisht më shumë se 57 000 raste në ditë me Covid-19 dhe 24 000 shtrime në spital.