Vaksinohu dhe fito 1.5 milionë dollarë
Vaksinimi ndaj Covid-19 po kthehet në një luftë nga shtetet. 116.5 milionë dollarë dhe kuponë dhuratash për banorët që do të vaksinohen para 15 qershorit. Oferta joshëse vjen nga Kalifornia, në përpjekjen e dëshpëruar për të bindur qytetarët skeptikë ndaj vaksinës që ta marrin atë.
Iniciativa e guvernatorit demokrat, Gavin Newsom, është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë hov fushatës së imunizimit, ndërsa shteti përgatitet të rihapet plotësisht më 15 qershor.
10 kalifornianë që do të vaksinohen para kësaj date do të kenë mundësinë të citojnë çmime në formën e lotarive, prej 1.5 milionë dollarësh, ndërsa 30 mijë të tjerë do të fitojnë nga 50 mijë dollarë.