Vala e re e koronavirusit, Kina regjistron shifrat më të larta të të infektuarve që nga muaji prill
Kina regjistroi 61 raste te reja të të infektuarve me koronavirus këtë të hënë, shifra më e lartë që nga muaji prill duke ngjallur frikën për një tjetër valë të virusit. Sipas Komitetit Kombëtar të Shëndetit pjesa më e madhe e rasteve është parë në rajonin Xinjiang.
Katër raste me të infektuar mendohet se kanë ardhur nga jashtë shtetit. Kjo është shifra më e lartë e rasteve me të prekurve në një ditë, kur në muajin prill janë raportuar maksimumi 89 raste në ditë.
Autoritetet kineze kanë përfunduar testimin masiv për qindra mijëra qytetarë në qytetin portual të Dalian. Sipas Global Times, një valë e dytë e testimit masiv u ndërmor në Urumqi të Xinjiang të dielën për të diagnostikuar banorët që në testimin e parë kishin rezultuar negativ. Më shumë se 2.3 milion njerëz në qytetin prej 3.5 milion banorësh janë testuar deri më tani. Vala e re e virusit vjen pasi të shtunën nisi me shumë vonesë kampionati i Super Ligës kineze.