Varianti brazilian i koronavirusit regjistrohet në SHBA

Rasti i parë i variantit të koronavirusit, që është identifikuar së fundmi në Brazil, është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që rriten shqetësimet se variantet e reja përhapen më shpejt dhe pjesërisht mund t’iu rezistojnë vaksinave.

Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan, Minesota, kanë thënë se varianti i Brazilit është identifikuar te një banor i këtij shteti, i cili së fundmi ka udhëtuar në Brazil.

Ky rast thekson “pse është kaq e rëndësishme që të kufizohet sa më shumë që është e mundur udhëtimi gjatë pandemisë”, ka thënë epidemiologia shtetërore, Ruth Lynfield.

Presidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer ndalimin në udhëtim për shumicën e shtetasve amerikanë që kanë qenë në Britani, Brazil, Irlandë dhe Evropë.

Biden po ashtu ka shtyrë ndalesën për udhëtarët, të cilët kanë qenë së fundmi në Afrikën Jugore, ku është identifikuar një tjetër variant i koronavirusit.

Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim të veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.

Shkencëtarët britanikë kanë thënë të dhënat tregojnë që varianti i identifikuar në Britani, jo vetëm që përhapet më shpejt, por edhe mund të jetë më vdekjeprurës sesa varianti fillestar. /REL

SHKARKO APP