Varri pa emër i Mbretit të Arabisë Saudite (FOTO)

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite është varrosur sot në Riad, pasi ai humbi betejen me pneumoninë pas një kohe të gjatë.

Mbreti Adbullah vdiq në moshën 90- vjeçare,  ndërsa qindra- mijëra njerëz u mblodhën nëMekë dhe Riad  për të mbajtur zi, vetëm disa orë pas lajmit për vdekjen e Mbretit.

Mbreti Abdullah u varros sipas traditës. Trupi i tij ishte i mbështjellë me një pëlhurë të thjeshtë kur u çua  në funeralin e mbajtur në një xhami të madhe në kryeqytetin Riad.

Familja dhe personalitete të njohura morën pjesë në ceremoninë mortore, ku Mbreti uvarros në një varr të pashenjuar, në përputhje me traditën

Pas vdekjes së Mbretit Abdullah, gjysmë-vëllai i tij, Mbreti Salman,  79 vjeç  ka trashëguarfronin. 
Edhe Buckingham Palace e uli flamurin në gjysmë shtize, ndërsa Princi  Çarls do tëvizitojë Arabinë Saudite, për të bërë nderimet në kujtim të mbretit të ndjerë Abdullah.

SHKARKO APP