Varshava e shqetësuar për aktivitetin e pazakontë ushtarak rus në Balltik
Ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak u shpreh i shqetësuar për shkak të një aktiviteti ushtarak të pazakontë të Rusisë në detin Balltik këto ditët e fundit. “Që prej disa kohësh apo disa ditësh është parë një aktivitet i pazakontë nga rusët, por edhe të flotës të Balltikut dhe aviacionit në detin Balltik dhe në rajonin e Kaliningradit. Kjo na shqetëson. NATO po përgatit një reagim për këtë”, deklaroi ministri për stacionin e televizionit privat TVN24. Në deklaratën e tij, ministri polak iu referua veçanërisht interceptimit nga avionët holandezë të bombardueseve ruse në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Avionën luftarakë holandezë, të vendosur në Poloni, mbikëqyrin, në kuadër të një misioni të NATO-s, hapësirën ajrore të vendeve baltike. Sipas një zëdhënësi të NATO-s, behet fjalë për më shumë se 30 aparate ruse të tipeve të ndryshme, bombardues, avionë luftarakë dhe avionë transporti të kapur në detin Balltik dhe në brigjet e Norvegjisë.