Vatikani në përgatitjet e fundit, kardinalët do të nënshkruajnë betimin e sekretit! Akreditohen mbi 5300 gazetarë e operatorë

Pas sobës dhe oxhakut që do të njoftojë botën për Papën e ri në Vatikan u bë sistemimi i ballkonit ku Papa i ri do të shfaqet sapo të jetë zgjedhur.

Këtë të hënë, punëtorët vendosën perde të kuqe në ”llozhën e bekimeve”, ballkonin e famshëm në Bazilikën e Shën Pjetrit si pjesë e përgatitjeve të fundit për konklavën, që pritet të fillojë të mërkurën pasdite.

Edhe sot përfunduan 9 ditët e zisë së kardinalëve të cilët do të vijojnë me të tjera takime në kuadër të procesit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Selia e Shenjtë ndërkohë ka konfirmuar edhe interesimin e lartë të mediavë mbarëbotërore për konklavën. Janë mbi 5300 gazetarë e kameramanë të cilët janë akredituar sipas Corriere della Sera për të raportuar për zgjedhjen e pëshkopit të ri të Romës që do të pasojë Papa Françeskun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?