FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vatikani njofton rastin e parë me Koronavirus

Frika e tyre është vërtetuar. Nga Vatikani është njoftuar sot se një pacient nga shërbimet e tij shëndetësore ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Zëdhënësi Matteo Bruni tha se zbulimi është bërë dje dhe se shërbimet ambulatore dhe klinikat e Vatikanit ishin pezulluar për të dezonfektuar zonat.

Ai tha se shërbimet e urgjencës do të vazhdojnë, duke shtuar se Vatikani kishte njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Itali numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3858 ku përfshihen vdekjet, të sëmurët dhe pacientët e rikuperuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në Lombardi, duke arritur në një total prej 1777 të infektuarish. Pacientët me simptoma aktualisht janë 1790, 1155 janë në izolim në shtëpi dhe 351 në kujdes intensiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?